Sazani prej 3 ditësh në flakë, digjen dhjetëra hektarë pisha shekullore

Vatra e zjarrit në ishullin e Sazanit është ende aktive. Flakët janë më të përhapura në një sipërfaqe te konsiderueshme në pjesën lindore të ishullit përballë qytetit të Vlorës.

Me dhjetëra pisha shekullore janë shkrumbuar dhe vijojnë të digjen edhe ditën e hënë. Forcat e armatosura dhe punonjësit e zonave të mbrojtura ndodhen në terren.

Ndërkohë është dhënë urdhër që asnjë foto ose video të mos i përcillet mediave.

Një rrezik evident në ishull janë dhe municionet e mbetura të cilat shpërthejnë nga zjarri.

Deri sa të shuhen flakët e zjarrit dhe te pastrohen mbetjet e municioneve ishulli i Sazanit do te jete i mbyllur për turistët.