Reshjet e shiut, pastrohen gurët e degët e rrëzuara në Llogora

Reshjet e shiut me intensitet mesatar të cilat kanë vazhduar gjatë natës nuk kanë sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve.

Autoriteti rrugor shqiptar njoftoi sot se pavarësisht reshjeve, qarkullimi në akset rrugore ka vijuar pa probleme.

Sipas ARRSH-së, në Llogora si pasojë e erës së fortë ka pasur rënie gurësh dhe degë pemësh në trup të rrugës. Kontraktori i mirëmbajtjes me mjete dhe me punëtorë  ka bërë pastrimin.
Vazhdon puna për pastrimin në të gjitha akset për të siguruar qarkullim normal.
ARRSH apelon përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore,  të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.