FAKSIMILE/ 10 milion euro për tenderin e kanaleve vaditëse në Konispol, ja kompania fituese

“Gjoka Konstruksion shpk”, e cila ka po ndërton rrugën e Arbërit, ka fituar tenderin për kanalet vaditëse në zonën Janjar-Mursi-Xarrë-Bufi; me vlerë të fiksuar 10 milionë Euro.

Kontrata e këtij tenderi është firmosur në datën 5 qershor 2020; pas një gare mes 9 kompanive.

Tenderi është drejtuar nga Ministria e Bujqësisë me vlerën e 10 milionë Euro, ndërsa është firmosur dhe nga Kryetari i Bashkisë Konsipol, Shuaip Beqiri.

Kohëzgjatja e punimeve për rehabilitimin e sistemit: Kanali i Janjarit dhe digat Janari & Mursi dhe skemat e ujitjes Xarra-Bufi & Konispol do të duhet që të përfundojnë për 8 muaj. /Sarandanews.com/