U arrestuan për shitblerje votash, Fredi Beleri mbetet në burg, lirohet bashkëpunëtori

Gjykata e Posaçme të Apelit ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për Fredi Belerin ndërsa ka vendosur detyrim paraqitjeje për Pandeli Kokaveshi.

Mësohet se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës nuk është paraqitur në seancë por është përfaqësuar nga avokatët e tij të cilët kërkojnë një masë më të butë sigurie.

Beleri dhe Kokaveshi janë shtruar në spitalin e burgut për shkak të gjendjes shëndetësore.

Ata u arrestuan dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit nën dyshimin për shit-blerje votash.