Sarandë, bllokohet 1 mjet lundrues skaf në plazhin e Krorëzit, gjobitet drejtuesi i mjetit lundrues

Shërbimet e Policisë Kufitare në Sarandë, në vijim të kontrolleve, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe, kanë konstatuar në plazhin e Krorëzit, Sarandë, një mjet lundrues tip skaf, me drejtues shtetasin Xh. M., 32 vjeç, banues në Sarandë, i cili nuk dispononte dokumentacionin përkatës. Menjeherë është bërë shoqërimi dhe bllokimi i mjetit lundrues, në portin e Sarandës.

Në bazë të ligjit nr.127, datë 15.10.2021, neni 14/1/b, drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi Xh. M. u ndëshkua me masë administrative 10.000 lekë të rinj, për mungesë dokumentacioni (në bord).

Policia Kufitare do të vijojë kontrollet me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për pushuesit, gjatë sezonit turistik dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.