Aksidenti në hyrje të Sarandës, i riu transportohet drejt spitalit

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në hyrje të qytetit të Sarandës.

Informacionet e para janë se një i ri është aksidentuar me motor, por ende mbetet e paqartë shkaku i aksidentit, nëse i riu ka rënë nga motori apo është përplasur me ndonjë automjet tjetër.

I aksidentuari është transportuar drejt spitalit të Sarandës për ndihmë mjekësore.