SHIFRAT/ Sarandë, rritet numri i testimeve me COVID-19

56 është numri total deri më tani në Sarandë, sa i përket testeve të kryera për qytetarët e dyshuar me COVID-19.

Nga të gjitha përgjigjet e analizave të mbërritara nga ISHP, asnjë qytetar në Sarandë nuk ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Fatmirsisht Saranda qëndron jashtë hartës së qyteteve të prekura nga ky virus, ndërsa institucionet vendore kanë marrë të gjitha masat për çdo rast emergjence.

Ata bëjnë çdo ditë thirrje për qytetarët që të respektojnë rregullat e vendosura, për ta kaluar sa më mirë këtë situatë të pazakontë.

Ndërkohë në total në gjithë Shqipërinë numri ka shkuar në 494. /Sarandanews.com/