Pamjet e aksidentit të frikshëm në Ksamil, makina “fluturon” në ajër minorenët me motor (VIDEO)

Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 15:48 të kësaj të mërkure në Ksamil.

Një motor mbi të cilin dyshohet se udhëtonin dy minorenë është përplasur me një makinë. Pamjet janë vërtetë të frikshme dhe duket sikur është skenë e ndonjë filmi.

Nga video e publikuar , shikohet se motori ka qenë kundravajtje dhe është përplasur “kokë më kokë” me makinën dhe dy minoretë, të cilët ishin dhe pa kaskë mbrojtëse, kanë përfunduar mbi kofanon e mjetit.

Për fat të mirë raportohet nga dëshmitarët se nuk ka viktima. Të plagosurit janë shoqëruar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.