Leli apel vlonjatëve: Jeta ka më shumë vlerë se një shëtitje buzë detit, ndihma e parë për biznesin

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli u shpreh në një intervistë për Report Tv se përpos diskutimit me qeverinë për paketën në mbështetje të sektorit të turizmit do të përjashtojë nga taksa për tre muaj, mars, prill dhe maj bizneset që kanë zënë hapësirat publike.

Jemi duke rishikuar me vëmendje mbështetjen për biznesin e qytetit për të përjashtuar nga taksa ata që kanë zënë hapësira publike në lungomare apo bulevardin ‘Ismail Qemali’ apo në gjithë territorin për të zeruar taksën për marsin, prillin dhe majin.

Ajo që na bën të ndihemi krenarë dhe me vlera në gjithë tregun e turizmit është që Vlora ka qenë në gjithë këto vite qyteti me më shumë fluks dhe rritje turistike dhe unë besoj se pavarësisht se cfarë ka ndodhu dicka pozitive do të vijë.

Do të bëjmë maksimumin për të mbështetur biznesin e turizmit. Jemi duke folur për të pasur një sezon të suksesshëm aq sa mundet. Jemi edhe në koordinim me qeverinë për një paketë ndihme për turizmin“.

Një thirrje kryebashkiaku e kishte për qytetarët që të respektojnë distancën sociale, kur tha se jeta ka më shumë vlerë se një shëtitje buzë detit. “U drejtohem qytetarëve të ruajnë distancën sociale. Ne u mësuam me këtë situatë, tani jemi duke luftuar. Jeta ka më shumë vlerë se një shëtitje buzë detit. Distanca dy metra është më e rëndësishme se të gjitha“.

Gjithashtu Leli tha se deri tani kemi janë ndihmuar 2 mijë familje në nevojë në Vlorë. Në 24 orët e fundit janë gjobitur nga policia e Vlorës 14 këmbësorë dhe janë bllokuar 6 makina për thyerje të karantinës.