Sarandë, Disa infermierë zgjedhin Shqipërinë dhe jo emigrimin

Sot, emigracioni ka prekur disi më shumë të rinjtë që diplomohen në fushën e mjekësisë. Dhjetra profesionistë punojnë dhe jetojnë në emigrim. Por ka raste edhe nga ata që nuk e lanë Shqiperinë por vendosën që kontribojnë këtu dhe të ndihmojnë vendin e tyre.

Leonard Brahimaj punon infermier në Sarandë prej më shumë se 15 vitesh . “Dua të uroj gjithë infermierët në këtë ditë të vecantë”-tha ai nje dite me pare ne Diten Nderkobmetare te Infermiereve.- .Ky vit që kaloi ishte një vit i veshtirë për shkak të pandemisë , gjithsesi ne ja dolëm. Edhe unë doja të ikja në fillim por vendosa të qëndroj këtu. Dua të jap kontributin tim në vendin tim. Me kalimin e kohës, gjërat do rregullohen edhe arsya ekonomike që ëhtë dhe ajo kryesore, do të zgjidhet gradualisht. Infermierëve të rinj ju them të rrinë këtu sepse ky vend ka nevojë për kontributin e tyre. “

Infemerierët në jug të Shqipërisë qe i kane shpetuar tundimit të emigracionit shume njerezve u duket se jane “kunder rymes”.Por ata mendojne ndryshe.

Sipas tyre humanizmi dhe kontributi per njerëzit këtu është më i vyer krahasuar me emigrimin.

Infermierja Silva Beqo pohon :” Në fakt e kam menduar të iki por nuk kam ikur. Sepse profesioni jonë është humanitar mbi të gjitha. Ne shërbejmë jo vetëm gjatë orarit të punës por edhe jashtë domethënë i shërbejmë komunitetit tonë në cfarëdo lloj rasti në cfarëdo lloj ore.

Infermieret qe sot jane “kunder rymes”ne fakt nuk jane shume por motivi i tyre per te qendruara ne vendine tyre ne Shqiperi eshte domethenes.