Aksident tragjik në Sarandë, ndërron jetë drejtuesi i motorit

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Sarandës, pasi një automjet ka përplasur një motoçikletë. Mësohet se si pasojë e goditjes që ndodhi në zonën e Qafë-Gjashtës ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës. Sakaq, trupi i viktimës është transportuar drejt morgut, ndërsa policia po heton për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.