PS, 7 mandate në këshillin bashkiak të Konispolit

Përfundoi numërimi për këshillin bashkiak edhe në bashkinë Konispol, ku Partia Socialiste kryeson me 7 mandate ndjekur nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, me 3 mandate.

Po ashtu, Partia Republikane ka 1 mandat, Partia Lëvizja e Legalitetit 1 mandat, Partia Demokratike 1 mandat dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 2 mandate.

Sipas publikimit të rezultateve paraprake të KQZ-së, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 15.59%, ose 669 vota. Partia Socialiste 39.76% ose 1706 vota, Partia Republikane 7.39% ose  317vota, Partia Lëvizja e Legalitetit 6.27% ose 269 vota, Partia Demokratike 9.95% ose 427 vota dhe partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 14.80% ose 635 vota