Basha fton Dritan Lelin t’i bashkohet opozitës: Do fitosh edhe ti, edhe Vlora!

Lulzim  Basha i ka bërë thirrje të hapur kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli, që t’i bashkohet opozitës. Kjo thirrje erdhi pikerisht ne qytetin e drejtuar nga Leli, në Vlorë.

Basha i ka dhënë përgjigje pyetjes nga gazetarët sesi e gjykon ai shkarkimin pas kaq vitesh të kryebashkiakut Dritan Leli nga Rama, pikërisht në prag të zgjedhjeve.

Dhe përgjigja e Bashës le pak vend për interpretim. “Komenti im është që “anija e së keqes” po mbytet dhe ftesa ime për çdo socialist të ndershëm është “bashkohuni me ne!” për ndryshimin. Do të fitoni ju do të fitojë Vlora dhe Shqipëria!”, nënvizoi Lulzim Basha.