Zhdukja e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit nga Saranda: Familjarët protestojne para Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit në Tiranë

Sot paradite, rreth ores 10:00, familjaret e dy viktimave te rrembyer dhe te zhdukur në 6 prill në qytetin e Sarandes, po protestojne para Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit.

Pas 27 dite kerkimesh, te afermit e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit ende vazhdojne te kerkojne sepaku trupat e viktimave.

Hetimet e deritanishme te Prokurorise dhe Policise, nuk e kane bere te mundur zbulimin e trupave te dy 46-vjeçareve.

Pas disa protestave në Komisariatin e Sarandes, te afermit, kane vendosur te protestojne në kryeqytet per te apeluar në zbulimin e autoreve dhe kthimin e trupave te viktimave prane familjeve te tyre.