Deputetja e LSI-së nga Saranda, në protestë me xhup 1,859 dollarësh

Ankohen për varfërinë, ish-deputetja e LSI del në protestë me xhup 1,859 dollarësh

Teksa një grup të rinjsh ka protestuar sërish të dielën në mbrëmje, LSI ka dale hapur në krye të tubimit.

Kanë qenë ish-deputetët Përparim Spahiu dhe Floida Kërpaçi ata të cilë nuk i janë fshehur asnjë moment ‘syrit’të kamerave.

Por ajo që bie në sy është veshja e shtrenjtë e zyrtares së partisë që ankohet për varfërinë e shqiptarëve.

Sikurse shihet nga foto, Kërpaçi mban të veshur një xhup Moncler. Marka në fjalë shquhet edhe nga stema në krahun e xhupit të saj.

Por përmes një kërkimi të thjeshtë, nuk bëhet fjalë për një veshje të çfarëdoshme.

Kërpaçi mban një xhup që kushton plot 1,859 dollarë.