Votojnë Ardit Cikuli dhe Gjergji Mërkuri: Qytetarët të dalin në votime

Edhe në Sarandë si kudo në mbarë vëndin u hapën qëndrat e votimit, për të pritur votuesit që do të shprehin vullnetin e tyre të pavarur për kandidatët për Kryetar Bashkie të Sarandës.

Dy kandidatët për bashkinë e Sarandës, Ardit Cikuli nga koalicioni “Bashkë fitojmë” dhe i pavaruri Gjergji Mërkuri kanë hedhur votën e tyre në kuti.

Pas votimit ata kanë dhënë nga një prononcim të shkurtër për mediat.

Ata bën thirrje te gjithe qytetareve te vijne te votojne sepse kjo vote eshte per dinjitetin e tyre.