Sarandë, voton kandidati Oltion Çaçi: Qytetarët të votojnë për zhvilllimin e qytetit

Edhe në Sarandë si kudo në mbarë vëndin u hapën qëndrat e votimit, për të pritur votuesit që do të shprehin vullnetin e tyre të pavarur për kandidatët për Kryetar Bashkie të Sarandës.

Kandidati i PS-së për Bashkinë e Sarandës, Oltion Çaçi ka votuar gjatë paradites i shoqëruar nga mamaja e tij.

Pas votimit Çaçi ka dhënë prononcimin e tij për mediat:

“Unë dhe familja ime votuam! Duke falenderuar secilin prej jush për mbështetjen, ftoj të gjithë bashkëqytetarët e Sarandës të bëhen pjesë e procesit të votimit, të ushtrojnë të drejtën e votës dhe të bëhen pjesë e zhvillimit që do të na çojë #VetëmPërpara”, u shpreh Oltion Çaçi për mediat.