Valentina Leskaj në mbështetje të Oltion Çaçit, takim me banorët e Sopikut

Ish deputetja e Partisë Socialiste Valentina Leskaj është shfaqur këtë fushatë elektorale në mbështetjte të kandidatit Oltion Çaçit që kandidon për kryetar bashkie të Sarandës.

Leskaj së bashku me Çaçin dhe deputeten Anila Denaj kanë zhvilluar një takim me banorët e Sopikut, vend nga ku ka gjysmën e tij të orgjinës kandidati Oltion Çaçi.

Sarandë– Së bashku me Oltion Çaçi dhe një të ftuar speciale, miken dhe politikanen e dashur Valentina Leskaj, në një kafe me komunitetin e Sopikut.

Ndamë problemet që shqetësojnë banorët dhe mbi të gjitha nevojën e qytetarëve për të pasur një derë të hapur dhe për t’u dëgjuar gjithmonë e pa u lodhur”, shkruan Denaj.