Hyseni: Dyshoj se emigrantët do mund të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit! Shporta e kandidaturave është mbushur nga baza e PS, procesi ka filluar

Deputeti i PS Alket Hyseni gjatë një interviste në “5 pyetje me Babaramon” në Report Tv, ka deklaruar se me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese është arritur qëllimi që PS ka pasur për ta bërë atë funksionale, duke plotësuar kështu një nga kushtet e konferencës së parë ndërqeveritare.

“Për ne është e rëndësishme që kjo gjykatë të funksionojë, ajo që doninm u arrit në kuptimin e funksionimit të Gjykatës. Nuk ka rëndësi nëse vendimi i tyre do të ishte i drjetë do ti bënte mirë demokracisë. Mjafton të jetë i drejtë dhe ska rëndësi nëse na pëlqen ne ose jo.  Ne nuk i gjykojmë inastitucionet nga vendimet që marrin pro ose kundër nesh”, tha Hyseni.

Për Reformën Zgjedhore ka thënë se  janë prekur vetëm disa aspektë të saj, por më tej theksoi se ligji jonë elektoral sipas tij është ndër më të mirët në botën demokratike. Ndërkaq ka shtuar se pas zgjedhjeve do të ulen sërish me opozitën për të adresuar problematikat e rekomanduara.

“Reforma zgjedhore nuk është ajo që ne deshëm dhe që shqiptarët duan dhe që duhet në realitet. Ne kemi prekur vetëm disa aspekte të saj. Por unë besoj se ky legjislacion që kemi është i mirë dhe ishte i mirë. Edhe Komisoni i Venecias nxori në pah disa problematika. Ne siç kemi rënë dakord me opozitën me PD, por dhe me atë parlamentare se menjëherë pas zgjedhjeve ne do të ulemi për të adresuar të gjitha rekomandimet, ndoshta dhe nga problematikat që do të vijnë nga këto zgjedhje. Ama ligji jonë elektoral është një ndër më të mirët në botën demokratike”, shtoi ai.

Një nga temat më të diskutuara së fundmi është nëse emigratët do të mund të votojnë ose jo në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Duke thënë se kjo ëshjtë primare për PS, Hyseni ka theksuar se pavarësisht se baza ligjore dhe struktura e re e KQZ i ka të gjithë mundësinë ligjore për ti dhënë të drejtën e votës emigrantëve, ai vetë shprehet skeptik nëse ata do të mund të votojnë nga atje ku punojnë. Kjo sipas tij nuk ka të bëjë me çështje ligji por infrastrukture.

“PS primare ka pasur rekomandimet dhe votën e emograntëve. Baza ligjore është, struktura e re e KQZ i ka të gjithë mundësinë ligjore për ti dhënë të drejtën e votës, unë kam  dyshimet e mia që çdo emigrant do të mund të votojë nga atje ku punon. Nuk është çështje ligji por infrastrukture ku ata banojnë. Praktikat botërore janë se shkon fleta e votitmit në një adresë. Kjo punë e adresave ka filluar dhe nuk ësht ëprfunduar. Unë kam dyshimet e mia që të gjithë mund të votojnëmë 25 prill por vetëm një kategori  e caktuar. Po flas për voptimin atje ku janë se për votën këtu të gjithë emigratnët e kanë por prej pandemisë ata do  e kenë dhe më të vështirë për të ardhur”, tha ai.

Sa i përket Gjykatës së Lartë ai ka thënë se në fillim të vitit 2021 ose në muajt e parë të pranverës do të ketë prurje të reja në Gjykatë.

“Do flas dhe si profesionist jo si politikan. Në gjykimin tim është e rëndësishme dhe ka qenë e rëndësishme. Te ne i  është dashur GJK të bëjnë dhe rolin e arbitrit në çështje të caktuara. Koha tregoi se reforma ishte dhe më e domosdoshme seç vetë ne e ideuam. Fakti që u prek dhe ky institucion tregoi se ne kemi pasur të drejtë, megjithatë kjo solli pasoja. Ka filluar funksionaliteti në dhomat e këshillit gjyqtarët fillojnë punën. Ka vendimarrje për cështje të caktuara më prioritare. Në javët në vijim, në fillim të vitit 2021 sidomos në muajt e pranverës, ne do kemi prurje të reja në atë gjykatë”, shtoi Hyseni.

Hyseni teksa ka folur për listën e kandidatëve për deputetë të PS në zgjedhje, ka thënë se procesi ka filluar dhe shporta. Më pas do  të vijojë dhe krasitja.

“PS funksionon në bazë të kodit zgjedhor dhe lista depozitohet 50 ditë para zgjedhjeve. Nga baza deri në kryesi të partisë. Ka filluar procesi, shporta e kandidaturave është mbushur nga baza e PS. Fillon step by step krasitja e kësaj liste për të krijuar në fund atë më të mirën  e mundshme. Ne presim të qetë 25 prillin sepse s’janë etapat problem për ne”, shtoi ai.