Edhe Ilir Meta del në krah të Gjergji Mërkurit: Mos u dorëzo, do e nxjerrim Ramën forcë të tretë në Sarandë

Kryetari i Partisë Së Lirisë, Ilir Meta nuk ka lënë pa komentuar deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama, ku i kërkoi ish-kreut të PS, Gjergj Mërkurit të tërhiqet nga gara për Sarandën.

Nga Kavaja, Meta tha se kjo thirrje e kreut të qeverisë ka ardhur pasi është i frikësuar dhe i vetëdijshëm që PS-ja në Sarandë do të jetë forcë e tretë.

 “Iu lut që të tërhiqet nga gara se është i sigurt se në Sarandë është i treti dhe jo më të ketë shans që të fitojë në Sarandë”, tha Meta.