“Po mungova 2 ditë qaje Nardin”, nëna e Koçoles tregon bisedën e fundit me të birin

Nëna e Leonard Thodhorit, i njohur ndryshe si “Koçolja” i cili rezluton i zhdukur bashkë me Fatmir Sulovarin, ka treguar bisedën e fundit me të birin.

Në një intervistë për emisionin Uniko me gazetarin Spartak Koka, Evanthia Thodhori tregoi fjalët e fundit që Koçolja i tha një ditë para se të zhdukej.

“Nëse mungoj 2 ditë qaje Nardin dhe denonco në polici”, i ka thënë ai.

Pjesë nga biseda

Evanthia Thodhori: Niko Beduli është shoku i Leonardit më i ngushti, vinte hante në shtëpinë time, pinte.

Spartak Koka: Pra, këtë tokë e kanë bërë si të tyren Niko Beduli shoku i tij i ngushtë dhe Leonard Thodhori, djali juaj.

Evanthia Thodhori: Po. Ke të drejtë tani të hysh në Hipotekë, se mua nuk më tregojnë.

Spartak Koka: Këtu thuhet që për këtë tokë janë paguar 21 mijë Euro. Do merreshin dhe para të tjera të pashlyera për këtë tokë.

Evanthia Thodhori: Po. Po kush i ka?

Spartak Koka: Niko Beduli ishte bashkëpronar?

Evanthia Thodhori: Qe bashkëpronar. Niko Budali ka prona në Gjashtë, ka në Metoq.

Spartak Koka: U tha që ata së bashku e kanë shitur këtë tokën.

Spartak Koka: Djali të ka shprehur ndonjë frikë?

Evanthia Thodhori: Më tha mua, po mungova 1 ditë tha, po mungova 2 ditë qaje Nardin, po ik në polici denonco. Dakort. Unë vajta menjëherë. Të enjten paradite erdhi më mori me makinë, më tha mua do vish të flesh lart te motra tënde që është vetëm. Do vij bir i nënës i thashë. Erdhi më mori. Në makiën kishte Ylli Gjinikën. Data 6 që erdhi ai. S’kishte humbur Nardi akoma. Po këtë ku e çon ti i thashë unë? Po ti e di o plakë që e kam shok unë atë tha, ne jemi vëllezër. Tha ai unë do vete ta ruaj Koçolen. Pse, i thashë unë? Po ja kështu të vemi bashkë. I thashë unë, o Nardi sonte e do çelësin? Jo tha. Nuk e mori. Më çoi para te Miri. Miri rrinte tek ai lokali. Fatmir Sulovari. Ky pinte raki atje. Ai s’e ktheu kokën, nuk zbriti fare Leonardi. Më tha mua jepi çelësin Mirit se i vjen turp nga ty që të rrinte në shtëpi. I them unë o Miri merr o floriri nënës, merre çelësin mos ta marr unë. Ai përfundimisht nuk e mori. S’e mori, as ai as Nardi. Ku vajti Nardi pastaj? Miri qëndroi atje, ai erdhi këtu me makinën që kishte.