VIDEO/ Dritan Lelit i tregon Ramës punimet në Bulevardin e Vlorës, Kryeministri: Shumë shpejt do ketë një oaz të gjelbër, me pemë e lule të llojllojshme

VLORË- Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Vlorë, ku ka parë nga afër punimet që po bëhen në bulevardin “Ismail Qemali”.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se së shpejti do hapet gara për Parkun e Shtëpisë së Flamurit, që do të lidhë bulevardin “Ismail Qemali” me Lungomaren, përmes një oazi të gjelbër me pemë e lule të llojllojshme, si edhe kënde fëmijësh, të rinjsh, familjesh e të moshuarish.

“Drejt përfundimit edhe faza 2 e Bulevardit “Ismail Qemali”, ku tanimë përjetohet transformimi fantastik, që do të vijojë çdo vit me rritjen e kurorave të pemëve deri në krijimin e “tuneleve” të gjelbër për këmbësorët vlonjatë e turistë, përgjatë gjithë aksit të bulevardit????

Së shpejti hapim garën për Parkun e Shtëpisë së Flamurit, që do të lidhë bulevardin “Ismail Qemali” me Lungomaren, përmes një oazi të gjelbër me pemë e lule të llojllojshme, si edhe kënde fëmijësh, të rinjsh, familjesh e të moshuarish???????????????????????????? I LO❤️E VLORA”, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama që prej paradites ka nisur një tur inspektimesh në Fier dhe Vorë, ku është takuar dhe me dy kryetarët e Bashkive.

Rama ka parë nga afër punimet në Lungomare 2, ku foli dhe për karburantin e Kastratit. Po ashtu shkoi dhe në kantierin e hapur, ku po vijohet puna për By Pass-in e Vlorës.

 

???? Vlorë – Drejt përfundimit edhe faza 2 e Bulevardit "Ismail Qemali", ku tanimë përjetohet transformimi fantastik, që do të vijojë çdo vit me rritjen e kurorave të pemëve deri në krijimin e "tuneleve" të gjelbër për këmbësorët vlonjatë e turistë, përgjatë gjithë aksit të bulevardit???? Së shpejti hapim garën për Parkun e Shtëpisë së Flamurit, që do të lidhë bulevardin "Ismail Qemali" me Lungomaren, përmes një oazi të gjelbër me pemë e lule të llojllojshme, si edhe kënde fëmijësh, të rinjsh, familjesh e të moshuarish????????????????????????????I LO❤️E VLORA

Posted by Edi Rama on Friday, May 1, 2020