Drejtonte makinën tap, policia Sarandës arreston 45 vjeçarin

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 45 vjeç, banues në Finiq.

Arrestimi i tij u krye pasi ditën e djeshme, është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.