Sarandë: Veprimtari dinjitoze kushtuar figures se shquar të Isopolifonisë se Bregdetit dhe këngës qytetare Neço Muko

Nje veprimtari dinjitoze kulturore kushtuar figures se shquar të Isopolifonisë se Bregdetit dhe këngës qytetare, Neço Muko u organizua nga Bashkia, sot ne Sarande.

Veprimtaria komplekse kulturore synoi promovimin ne pubikun e gjere te nje prej ikonave te isopolifonise se Bregdetit.

Ceremonia e zbulimit te Pllakes Memorale prane godines se Postes Shqiptare, ku dikur ndodhej lokali ku punonte Meço Muko me Grupin e tij artistik ne Sarande; nje Simpozium kushtuar kesaj figure; nje Ekspzoite ne natyre me foto, dokumenta arkivore per jeten dhe vepren kultuurore te Neço Mukos dhe Grupit te tij te shquar artistik dhe jehones ne Shqiperine e viteve ‘2-’30 te shek,te kaluar; ribotimi i Librit “LYRA” te Mukos te vitit 1930 ne Tirne me nismen e Bashkisie dhe drejteperdrejt nen kujdesin e kreut te saj Adrian Gurma; nje Ekspoze arkivore ne mjediset e Galerise se arteve figurative te Bashkise dhe nje minikoncert me kenge te Grupit te mirenjohur te Himares me tekstet e te famshmit Neço Muko i cili i regjistroi edhe ne Paris ne vitet 1929 e 1930 keto kenge te mrekullueshme shqipare te artit te spikatur; qe lanë gjurme te pashlyera ne dhjetra breza deri me sot;-ishin pikërisht, boshtet e aktivitetit kulturor qe u realizua sot ne Sarande.

Lidhur me kete aktivitet, Gurma u shpreh se” Me jetëzimin e projektit kulturor: “Merrm’ o Val’, o Det…!”, kujtuam sot kolosin e Isopolifonisë dhe Këngës qytetare Nestor (Neço) Muko, me rastin e 123-vjetorit të linjdes dhe gjurmëve të arta që ka lënë Shoqëria e tij Muzikore-Teatrore “Pif-Paf”, në qytetin e Sarandës, gati një shekull më parë”.

“Pas kumtesave të studiuesve Niko Kotherja, Prof.Josif Papagjoni dhe studjuesit Timo Mërkuri, shoqëruar nga zërat e rrallë të grupit isopolifonik të Himarës, vlerësuam me medaljen ”Mirënjohja e Qytetit”, personalitetin e Nestor (Neço) Mukos, si dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij: Koço Çakalli, Pano Kokaveshi, Andrea Bala, Dhimitër Rrumbo, Tefta Tashko Koço, Llambi Turturlli, Tula Paleologu e Klea Jorga (nga Bukureshti i Rumanisë).-nenvizoi ne nje status ne FB kryebashkiaku Adrian Gurma, qe ishte edhe promotori i ketij aktiviteti kompleks kulturor-artistik.