KQZ certifikon mandatet e Oltion Çaçit, Ergest Dules, dhe Besmir Veliut

Sot, në seancë publike Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi tabelën përmbledhëse të rezultatit të zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë dhe për këshillin e bashkisë në zonën zgjedhore bashkia Lezhë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.

Komisioneri shpalli fitues Pjerin Ndreun, si kryetar i bashkisë Lezhë, të propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë.

Gjithashtu, Komisioneri shpërndau mandatet ndërmjet subjekteve zgjedhore për këshillat bashkiakë:

  1. Bashkia Libohovë;
  2. Bashkia Fushë-Arrëz;
  3. Bashkia Vorë;
  4. Bashkia Divjakë;
  5. Bashkia Poliçan;
  6. Bashkia Skrapar;
  7. Bashkia Pustec;
  8. Bashkia Këlcyrë;
  9. Bashkia Tepelenë;
  10. Bashkia Sarandë;
  11. Bashkia Delvinë;
  12. Bashkia Konispol.

Në këtë seancë, Komisioneri vendosi dhënien e mandatit të kryetarit të bashkisë:

  1. Bashkia Libohovë, Leonard Hide;
  2. Bashkia Poliçan, Adriatik Zotkaj;
  3. Bashkia Fushë-Arrëz, Hil Curri;
  4. Bashkia Vorë,  Blerim Shera;
  5. Bashkia Divjakë, Josif Gorrea;
  6. Bashkia Skrapar, Adriatik Mema;
  7. Bashkia Pustec, Pali Kolefski;
  8. Bashkia Këlcyrë, Klement Ndoni;
  9. Bashkia Tepelenë, Tërmet Peçi;
  10. Bashkia Sarandë, Oltion Çaçi;
  11. Bashkia Delvinë, Besmir Veli;
  12. Bashkia Konispol,  Ergest Dule.