Himara, kjo “tradhti” e qartë kombëtare: si do veprojë Rama?
Fitorja e Fredi Belerit në Himarë është ndër zhvillimet më dramatike në politikën shqiptare pas 90-ës, e cila bie qartazi era “tradhëti kombëtare”.
Pasi Himara ishte prej vitesh madje një lloj krenarie e politikës së dy kahjeve, e cila me anë të një lloj kompromisi të heshtur kishte pranuar të mos garonte me risqe të rënda për interesin kombëtar aty, tashmë kjo është kthyer në një njollë të rëndë turpi.
Fredi Beleri, i njohur vetëm si një filogrek i flaktë, me dyshimë të forta deri të provuara në rrugë gazetareske se ka qenë pjesë e një komandoje greke që kreu i masakrën e Peshkëpisë në vitin 1994 në flamurin vorioepirot, krejt larg të të qënit ndonjë njeri më aftësi në ndonjë drejtim të caktuar sa t’i besohej një bashki, e Himarës në këtë rast, me të dhëna të qarta madje si agjent i Athinës, kandidohet nga dyshja Berisha-Meta në zonën e nxehtë të Bregut, aty ku Greqia mu pse e di se nuk ka minoritet, shpall se është “qendra kryesore e minoritetit grek”(!!!).
Nuk dihet se çfarë ka marrë si këmbim nga Athina kjo dyshe e diskretituar këto zgjedhje, por fakti se Beleri fiton zgjedhjet në Himarë dhe me Labërinë atdhetare nga pas, si kartë zgjedhore e reformës territoriale të 2015-ës për ta mbajtur Himarën të pakërcënueshme nga çdolloj filogreku në drejtim të saj, tregon se Greqia ka patur një investim tejet të fuqishëm për synimin e saj: njeriun e vet në krye të Himarës.
Dhe është fjala, po aq e rëndë, për njeriun e saj në Bregun e investimeve strategjike në turizëm, në territorin e të cilit do jetë tuneli i Llogarasë, ai që shndërron Bregun në një industri turizmi konkuruese në Mesdhe.
Por a do ta lejojë Rama që kjo të ndodhë, që pra, një individi si Beleri, i njohur vetëm për filogreqizmin e tij të hatashëm dhe arkaik, të rrezikshëm gjithashtu për interesat kombëtare, të drejtojë krahinën më perlë të turizmit shqiptar?
Diç është nuhatur e kuptuar qyshse Rama rëndoi gjuhën ndaj Belerit në fushatë, si dhe në arrestimin e këtij të fundit tre ditë para votimeve. Qënia nën akuzë e këtij njeriu në këto momente që del fitues, për shitblerje votash, duke qenë pas hekurave, është karta ligjore që mund të luajë Rama për të mos e lejuar të jetë ai kryebashkiak, duke diktuar zgjedhje të pjesshme me tjetër kandidat. Kostot në marrëdhënie me Greqinë i ka llogaritur vetë ai, i sprovuar në beteja me Athinën.