Delvine, ja ndarja e mandateve për Këshillin Bashkiak

Në bashkinë e Delvinës ka përfunduar numërimi i kutive për anëtarët e Këshillit Bashkiak ku rezulton fituese Partia Socialiste.

Sipas të dhënave të KQZ-së në këtë bashki janë numëruar të gjitha kutitë, 22 në total.

Nga këto të dhëna rezulton se Partia Socialiste ka marrë 8 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 3 mandate dhe Partia Socialdemokrate 3 mandate.

Ndërsa Partia Demokratike ka marrë vetë një mandat në këtë bashki.