Ndalet Butrinti, del me 1 pikë nga transferta kundër Këlcyrës

Janë luajtur ditën e sotme ndeshjet e javës së 19-të në Kategorinë e dytë ku skuadra e Butrinit ka luajtur në transfertë kundër Këlcyrës.

Pas dy fitoreve rresht, ekipi i Butrintit nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në këtë transfertë, duke marrë vetëm një pikë.

Të paraët që kaluan në avanatazh ishin vendasit në minutën e 10-të me anë të Sadikaj.

Golin e barazimit për Butrintin e realizoi i përhershmi Llojaj, i cili në minutën e 29-të të pjesës së parë e dërgoi topin në fund të rrjetës.

Një barazim që e mban Butrintin në vendin e katërt me 39 pikë, ndërsa Këlcyra renditet në vendin e tetë me 22 pikë.

Sfida e rradhës për Butrintin do të jetë në fushën e vet kundër Maliqit. /Sarandanews.com/

KLASIFIKIMI