Nën verifikim nga prokuroria, Ilir Hysi: LSI-në e do dhe Zoti, na votoni

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është ndalur në qytetin e Sarandës, ku ka prezantuar kandidatët për deputetë.

Në fjalën e tij kandidati Dhimitraq Lapa u shfaq mjaft i emocionuar përpara Kryemadhit.

Lapa u shpreh se kryetarja e LSI ka shumë besim tek strukturat e LSI në Sarandë dhe ata do mundohen të bëjnë të pamundurën për të arritur një rezultat pozitiv.

Fjala e Dhimitraq Lapës

Më pas foli dhe kreu i degës së LSI Sarandë Ilir Hysi, i cili është i fundit në listën e deputetëve të qarkut Vlorë.

Hyseni tha se njerzit duhet ta votojnë LSI-në pasi këtë forcë politike e do dhe Zoti, pasi sot ishte parashikuar për shi në Sarandë dhe nuk ra. /Sarandanews.com/