EMRI/ E rëndë në Sarandë, punëtori bie nga lartësia dhe ndërron jetë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur sot paradite ne Sarande.

Rreth orës 11:30, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi Edmond Kapo rreth 50 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.