Libra falas deri në klasën e 7-të, Rama: Stërpremtimi i qeverive më parë u bë realitet

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, thotë se dhënia e librave falas ishte një premtim i qeverive të mëparshme, por që u realizua gjatë qeverisjes së tij.

Nga ana tjetër, ai nënvizon se librat falas nuk janë të prodhuara nga ‘’xhunga e korrupsionit’’, por janë botime të Oxford, Cambridge dhe Pearsin.

”LIBRAT FALAS ishin një stërpremtim i qeverive më parë, sot janë një realitet dhe jo vetëm kaq, po në vend prodhimeve të xhunglës së korrupsionit me titujt e me duzinat e “alternativave”, të sajuara për lekë e me arrna kopjimesh të këqija, sot nxënësit marrin FALAS libra të Oxford, Cambridge dhe Pearson, burimet më cilësore të dijes në Europë”.

Sot ministrja e Arsimit, Besa Shahini dha lajmin se do të ketë libra falas për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e shtatë.

Ajo sqaroi se nga kjo skemë mbështetëse do të përfitojnë edhe kategoritë e veçanta deri në klasë të 12-të.

LIBRAT FALAS ishin një stërpremtim i qeverive më parë, sot janë një realitet dhe jo vetëm kaq, po në vend prodhimeve të…

Posted by Edi Rama on Wednesday, August 19, 2020