Veliu: Do të zhvillojmë turizmin dhe agroturizmin në Delvinë

Kryetari i bashkisë Delvinë, Besmir Veliu, gjatë një takimi në Sarandë tha se, “bashkia e Delvinës është një bashki e vogël po me ca halle pak të mëdha, dhe të jeni të sigurt që ne për këtë bashki do të bëjmë më të mirën”.

“Ne në këtë bashki do të zhvillojmë turizmin, agroturizmin, në bashkëpunim me qeverinë dhe bashkitë përreth, sidomos me Sarandën që do ta kemi aleatin tonë kryesor”, tha Veliu.

Veliu falënderoi kryeministrin Edi Rama për investimin në aksin Kardhiq-Delvinë.

“Një falënderim shkon për kryeministrin Edi Rama, i cili na solli më afër me Tiranën me investimin në aksin Kardhiq-Delvinë, që për zonën tonë është investimi më i madh në këto vite. Të jeni të sigurt që në Delvinë dhe zonën përreth do të ketë investime akoma më të mëdha falë PS, ne do të ecim vetëm përpara”, u shpreh Veliu.