Delvinë, nis identifikimi në terren i objekteve të Trashëgimisë Kulturore
Në kuadër të kërkesës së bashkisë Delvinë, specialistët e IKTK dhe DRTK Vlorë kanë filluar punën për hulumtimin dhe identifikimin në terren të objekteve me vlera të Trashëgimisë Kulturore.
Puna në terren do të vijojë me dokumentimin dhe përcaktimin e vlerave të këtyre objekteve, me qëllim pajisjen e tyre me statusin pasuri kulturore.
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore sjell një album fotografik nga puna në terren e specialistëve të tij, të cilët po kryejnë inspektime në terren.
IKTK-ja ushtron veprimtarinë në fushën e trashëgimisë kulturore materiale, me qëllim gjurmimin, hulumtimin, projektimin, konservimin, restaurimin, promovimin, publikimin e trashëgimisë kulturore. Ajo ushtron veprimtarinë në fushën e arkeologjisë parandaluese e studimit të trashëgimisë arkeologjike si rezultat i planifikimit urban e territorial në Republikën e Shqipërisë.