VIDEO/ Mesazhi i Oltion Çaçit: Vizioni im për Sarandën, që shikon nga e ardhmja e për të cilën të gjithë do të krenohemi

Kandidati i Partisë Socialiste në Sarandë, Oltion Çaçi, ka publikuar në profilin e tij në facebook, spotin elektoral te kësaj fushate.

Çaçi ka treguar disa nga prioritetet e tij kryesore që do të zbatojë si kryetar bashkie i Sarandës pas 14 majit.

Vizioni kryesor i tij për Sarandën është që ta kthejë këtë qytetet në vendin kampion në Ligën e Turizmit Mesdhetar.

Gjithashtu Saranda do të ketë një koncept të ri për turizmin ku do të krijohet një brend unik që do të sjellë turistë cilësorë nga e gjithë bota.

Një pikë tjetër kryesorë do të jetë ndërtimi i shkollave dhe kopshteve me kushte dinjitoze, do krijohen më shumë parqe dhe hapsira të gjelbërta.

MESAZHI I PLOTË.

Të dashur sarandiotë, miq, do të doja t’iu thoja disa fjalë të thjeshta por me shumë rëndësi, një bisedë miqësorë sikur të ishim duke pirë kafen e mëngjesit tek Limani.

Unë besoj se potenciali kryesorë i këtij qyteti gjendet ende përpara nesh për një vizion të qartë që do të mbetet për brezat dhe gjeneratat që do e pasojnë.

Vizioni im për “Sarandën 2030” është ta bëjmë Sarandën kampione në Ligën e Turizmit Mesdhetar. Për ta arritur këtë duhet që fillimisht të menaxhojmë mirë qytetin.

Do të zgjerojmë Sarandën në disa pika të qytetit duke zhvilluar kështu edhe ato zona që nuk janë të lidhura drejtëpërdrejtë me turizmin.

Do fokusojmë energjitë tona të mirë administrojmë qytetin dhe zhvillimin urban duke i dhënë zgjidhje njëherë e mirë problemit 20- vjeçar të parkimit, transportit publik, rehabilitimit të rrugëve dhe një fokus të shtuar pastrimit.

Së dyti do të sjellim një koncept komplet të ri për turizmin.

Plazhet tona fantastike meritojnë çdo ditë e më shumë një turist më cilësorë, i cili qëndron më gjatë në qytet.

Për këtë arsye në do të krijojmë një brand unik për Sarandën e cila do të sjellë turistë cilësorë nga e gjithë bota. Duke u gërshtuar me vëmendjen e madhe të qeverisë në turizëm do të bashkëpunojmë me brande ndërkombëtare për të rritur vendet e punës dhe cilësinë e shërbimit.

Dhe së fundmi për ju qytetarë të Sarandës, ju dhe të gjithë ne meritojmë kopshte më të mira, shkolla më cilësore dhe kënde sportive. Meritojmë më shumë parqe dhe hapsira të gjelbërta.

Për këtë arsye një vëmendje të madhe do të jetë një mirëqënie për qytetarët e Sarandës nëpërmjet kujdesit dhe vëmëndjes tek të rinjtë.

Miq, janë këto vetëm disa copëza të vizionit tim për qytetin tonë. Këtë qytet kaq unikë i cili më ka frymëzuar gjithëmonë dhe mendojë se kam aftësinë dhe energjinë për ta bërë këtë vizion të vërtet.

Unë jam Oltion Çaçi dhe do të isha i previligjuar t’iu shërbejë në drejtimin e bashkisë Sarandë.