Delvinë, nis restaurimi i Kishës së Shën Janit

Kanë nisur punimet e mirëmbajtjes, restaurimit e konsolidimit edhe në kishën e Shën Janit, monument kulture, kat. I, në Bashkinë Delvinë.

Pas hartimit të projektit nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Vlorë dhe miratimit nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale, nisën ndërhyrjet për restaurimin dhe konsolidimin e muraturës; restaurimin e kalldrëmit; sistemimin e terrenit etj.

Shumë shpejt ky objekt me rëndësi kulturore e shpirtërore do t’i rikthehet komunitetit.