Hariz Mema: Bujar Leskaj na frymëzon, ai është strateg

Hariz Mema në një intervistë për një portal të PD-së, ka folur rreth caktimit të Bujar Leskajt si drejtuesi politik në Qarkun Vlorë.

Mema shprehet se me ardhjen e Leskajt, është rikthyer entuziasmi dhe besimi tek fitorja.

“Përzgjedhja e z.Leskaj si drejtues politik i PD për qarkun Vlorë është një vendimarje e studiuar mirë nga Kryesia e PDSH si dhe Kryetari Lulzim Basha pasi me të vërtetë është një figurë e spikatur, me një formim të lartë, por edhe në të kaluarën me një përvojë të konsideruar në fushata elektorale.

Përzgjedhja e z.Leskaj ka frymëzuar edhe më shumë strukturat dhe anëtarësinë e PD Sarandë dhe gjithë qarkut Vlorë besoj unë. Madje një impakt pozitiv ka edhe tek qytetarët e thjeshtë, bizneset që kërkojnë ndryshimin e klimës politike, ekonomike dhe të bërit biznes!

Në Sarandë me ardhjen e Bujar Leskajt si drejtues politik vihet re një entuziazëm kudo, legjitim ky, jo vetëm tek struktura, pra anëtarësia, por veçanërisht tek qytetarët e thjeshtë që nuk ndihen të qeverisur nga kjo qeveri, madje ndihen të vjedhur!”, shprehet Mema.