Oltion Çaçi takon anëtarët e orkestrës frymore të Sarandës: Pas 14 majit çojmë më përpara traditën e këtij formacioni tek brezat e rinj

Kandidati i PS-së për bashkinë e Sarandës, Oltion Çaçi, ka diskutuar këtë të enjte me anëtarët e orkestrës frymore të Sarandës.

Çaçi tha para tyre se pas 14 majit Saranda do shënojë një hap përpara për punë më të mira për kulturën dhe axhendën artistike të qytetit në funksion të zhvillimit të turizmit dhe jetës sociale të qytetit.

“Orkestra frymore e Sarandës është një nga formacionet më të vjetra muzikore të qytetit e si e tillë mbetet një simbol dhe vlerë e zhvillimit të traditës artistike dhe kulturore të bashkisë sonë.

Me anëtarë të nderuar të bandës sonë frymore ndamë vullnetin dhe angazhimin tonë për të çuar më tej traditën e këtij formacioni tek brezat e rinj sarandiotë.

Në 14 maj do të shënojmë një hap përpara për punë më të mira për kulturën dhe axhendën artistike të qytetit në funksion të zhvillimit të turizmit dhe jetës sociale të qytetit”, shprehet kandidati i PS-së për bashkinë e Sarandës Oltion Çaçi.