Lojtari i Butrintit Fabio Dhrami, dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti

Komisioni i Disiplinës mori sot vendimet për atë që u pa në fundjavë në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar.

Drejtësia sportive në vend nuk ka toleruar aspak, duke pezulluar për 4 ndeshje lojtarin e Butrintit, Fabio Dhrami.

“Lojtari i KF Butrinti, Fabio Dhrami, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti”, thuhet në njoftimin e Disiplinës.