Sondazhi Italian i Piepolit: Jorgo Goro i PS mund me fitore të thellë Fred Belerin në Himarë

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, Himara do t’i besonte Jorgo Goros ërish drejtimin e bashkisë

Jorgo Goro ruan ndjeshëm edhe epërsinë mbi kundërshtarin, duke siguruar fitoren e një tjetër mandati.

Sipas sondazheve të Piepolit, Goro është fitues i zgjedhjeve të 14 majit me 61-65% e votave ndërsa Alfred Bejleri i koalicionit të Berishës e Metës, 35-39%, shumë larg fitores.

Edhe PS ruan epërsinë për këshillat. 60-64% e të anketuarve do të votonin PS, 33-37% Bashkë Fitojmë, ndërsa edhe në këtë bashki, logoja zyrtare e PD ka një rënie drastike, 1-3%, duke marrë një nga rezultatet më të dobëta në gjithë vendin.