Oltion Çaçi takimet me intelektualët dhe pedagogët e Sarandës

Kandidati i PS-së për bashkinë Sarandë, Oltion Çaçi, ka zhvilluar mëngjesin e kësaj të shtune një takim me emra të njohur të qytetit bregdetar.

“Kafen e mëngjesit pata kënaqësi ta konsumoj me Xhorxhin, Astritin, Aishen, Vladimirin dhe Mondën, intelektualë të mirënjohur, me vlera e kontribut të madh për qytetin.

Bashkë diskutuam një sërë temash të rëndësishme për Sarandën e ndër to me prioritet është arsimi, arti dhe kultura që zënë vemendje të veçantë në planin tonë për Sarandën”, nënvizon Çaçi.

Më pas takimet i ka vijuar me të tjerë figura të njohura siç janë pedagogët.

“Për të ndarë ide dhe njohuri me pedagogë të nderuar të cilët janë burim dijesh dhe përvojash për atë çka kërkon një vendimmarrje e mirë për politikat e qytetit.

Ne do të vijojmë me projekte hulumtimi, programe trajnimi me fokus turizmin, skemë të re për mbështetjen ekonomike për studentët e ekselencës dhe do të nxisim zgjedhjen nga të rinjtë të programeve të studimit me interes lokal për Sarandën”, shkruan Oltion Çaçi.