Oltion Çaçi takim me arsimtarët: Do vijojmë me më shumë investime për ndërtimin e çerdheve, kopshteve, dhe shkollave

Takimi me arsimtarët e Sarandës ka qenë takimi i sotëm i kandidatit të PS-së për bashkinë Oltion Çaçi.

Teksa i falenderoi për misionin dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në arsim, Çaçi tha para tyre se mbështetja për ta do të jetë vijojë të jetë e madhe ku rasti i fundit ka qenë rritja e pagave për këtë kategori.

Oltion Çaçi theksoi se në Sarandë me të në krye të bashkisë do të ketë më shumë investime në infrastrukturën e çerdheve, kopshteve & shkollave si dhe të bazës materiale.

“Me arsimtarë të nderuar të qytetit që misionin e tyre ia përkushtojnë përcjelljes së dijes tek brezat e rinj.

E kemi treguar mbështetjen ndaj tyre me vendimin e rritjes së pagave për mësuesit .

Ne do të vijojmë me më shumë investime në infrastrukturën e çerdheve, kopshteve & shkollave si dhe të bazës materiale, sepse ne besojmë se investimi në arsim është investim patriotik për vendin dhe të ardhmen”, shkruan Oltion Çaçi.