Ishte shpallur në kërkim, policia e Sarandës kap 54- vjeçarin

Ne vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kapën dhe ndaluan shtetasin Sh. I., 54 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u krye pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.