Destinacioni i javës: Spiranca në shëtitoren e qytetit, në shëtitoren e qytetit të Sarandës

Një “megaspirancë” mbi 200-vjeçare e rënë në rrjetat e një peshkatoreje në Gjirin e Sarandës, rreth 10 vjet më parë është një ndër asetet që plotëson ansamblin e veprave në shëtitoren e qytetit të Sarandës.

Ajo ka lartësi 6.5m, diametër të unazës së sipërme rreth 1m dhe peshon 2.5 ton.

Ajo u kurua e konservua me teknologji bashkëkohore për ta shpëtuar nga dekompozimi pas daljes në ajër.

E vendosur në lulishten poshtë ndërtesës së Bar Lulishte “Butrinti”, për të plotësuar mesazhin e saj në krah qëndron pllaka me mbishkrimin e gdhendur: “Hidhe edhe ti “spirancën” në këtë qytet”.

Ky mbishkrimi shkon te kushdo, si ftesë për të zgjedhur Sarandën si destinacion për të pushuar dhe për ta vizituar.