Oltion Çaçi me banorët e lagjes nr.3 dhe Metoq: Do i rikthejmë këto zona në model për turistët

Oltion Çaçi kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Sarandë ka takuar banorët e lagjeve nr.3 dhe Metoq.

Banorëve të lagjes nr.3, Çaçi u premtoi se do ndërhyet në infrastrukturë për ta shëndërruar këtë zonë ne një lagje modern për turistët.

“Me banorë të Lagjes 3, për të dëgjuar nga afër nevojat e tyre dhe për të marrë angazhimin për ndërhyrje emergjente në sistemin e infrastrukturës së zonës e cila ka të gjithë potencialin për t’u shndërruar në një lagje moderne për vendasit dhe turistët e Sarandës”, u shpreh ai.

Në vijim me banorët e Metoqit, Çaçi theksoi se edhe në zonë do marrin fund problemet në infrastrukturë.

“Metoq- Me banorët e zonës të cilëve iu shpreha vullnetin tim për të vazhduar punën me ndërhyrjet e radhës në infrastrukturën rrugore përmes rialokimit të fondeve për rehabilitimin ndriçimit”, përfundoi kandidati i PS-së për bashkinë Sarandë Oltion Çaçi.