Gjergji Mërkuri: Më votoni mua se jam burrë i ndershëm

Kandidati i pavarur për bashkinë e Sarandës, Gjergji Mërkuri, ka bërë një status të gjatë në rrjetet sociale ku tregon se pse ai duhet votuar në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Mërkuri thotë se ai duhet të votohet se është njëri i ndershëm dhe i pakorruptuar.

Sipas tij nëse ai do të drejtojë bashkinë e Sarandës, do jenë qytetarët ata që do të vendosin me sugjerimet e tyre.

“VENDOSIN QYTETARËT, JO PARTITË”, do të jetë slogani ynë i fitores në zgjedhjet e 14 Majit. Të gjithë Bashkë për t’ia rikthyer Bashkinë qytetarëve dhe të mos e lëmë të merret peng nga partitë politike!”, shkruan Gjergji Mërkuri, që në këtë kandidurë ka pasur mbështetjen e njerëzve të Sali Berishës në Sarandë.

Mërkuri u akuza nga qytetarët sarandiot se kishte mashtruar dhe falsifikuar firmat e tyre për të siguruar numrin e nevojshëm për të kandiduar. Madje disa prej tyre nuk jetonin fare në Sarandë.