Oltion Çaçi diskutim me veteranët, pensionistë, dhe ish ushtarakë: Do i ofrojë mbeshtetjen që meritojnë

Kandidati per bashkine e Sarandes Oltion Çaçi, kete te premte ka zhvilluar nje bashkebisedim me veterane, pensioniste, dhe ish ushtaraket e Sarandes.

Para ta pranishmeve, Çaçi iu premtoi atyre se gjate drejtimit te tij ne krye te bashkise se Sarandes, ata do marrin mbeshtetjen dhe sherbime dinjitoze.

“Në takimin sot bashkë me Eleronin, Nerimanin, Aliun dhe me të nderuar pensionistë, veteranë, ish-ushtarakë e ish-profesionistë të fushave të tjera shoqërore të qytetit.

Kontributi i tyre në hedhjen e themeleve të ndërtimit të Sarandës është i paçmueshëm dhe kjo na ngarkon me përgjegjësi për t’i dhënë edhe më shumë mirënjohje e dinjitet.

Bashkia që unë do të drejtoj, do të jetë në lartësinë e detyrës për t’i ofruar moshës së artë të qytetit mbështetjen dhe shërbimin komunitar që ata meritojnë”, nenvizoi Oltion Çaçi.