VIDEO/ Fshati me 20 futbollist të “Bistricës”, Bajkaj: Rëfim i Dasho Korkutit

Sot do t’ju njohim me një nga futbollistët e shquar të “Bistricës”, që vinte nga fshati Bajkaj, furnizuesi kryesor i ekipit delvinjot me Dasho Korkutin.E kam filluar në shtatorin e 74, një ditë stervitje një gjysëm ndeshje miqësore me Butrintin një gol barazim 1me 1 dhe të hënën në trajtim me uniformë dhe në formacion si sulmus qëndre dhe i djathtë .

Traineri i parë ishte Perua deri në fazën e parë ku unë u largova me shërbimin ushtarak. Në v. 1978 u ktheva në ekip me trainer Fredi Bido. Bistricen e gjeta ne kategorinë e tretë .

Ndeshja që më ka lënë mbresa ka qënë ajo e 74 midis Bistricës dhe Butrintit të Sarandës 3 me 2, golin e tretë e shënova unë me një gjuajtje të fortë brënda zonës. Bajkai ka qënë shkollë futbolli për Bistricën, janë stërvitur rreth 20 djem të rrinj nga Bajkai, por që kanë luajtur në formacion më shumë se një ndeshje.

Do të vecoja Tomor Isufin i pa haruar , Dasho e Mejdi Korkuti, Shemo Bello, Fatmir Masupi, Ylli Zhebro, Foto Papa, Kosta Sinani, Thanas Xhoga Hasan Hadëri.etj. Ne kategorinë e 3 të kam luajtur si mesfushor i majtë dhe formonim një treshe Bajkaqote të majtë në mbrojtje në mesë fushe.

Në sulm lunate Fatmir Masupi që publikun Delvinjot e vlerësoj me notën 10.