Kurfuz: Mbrëmje Poetike për dy poetët sarandiotë, Vangjel Zafirati dhe Dashamir Malo

Grupimi i Poetëve të Korfuzit, organizoi më 1 Prill Mbrëmjen Poetike kushtuar krijuesve sarandiotë Vangjel Zafirati dhe Dashamir Malo.

Rreth kësaj ceremonie poetike Katina Vlahu dhe Vasilis Panthis, protagonistë organizatorë në këtë event vunë në dukje: “Kemi nderin t’ju ftojmë në një mbrëmje poetike, e cila do të zhvillohet të shtunën më 1 prill 2023, në orën 19.30, në Villa Kefalomandouko (Spyrou Rath 21B, Kefalomandouko, Korfuz) dhe ku do të nderojmë poetin Dashamir Malo nga Saranta .

Sipas Vlahus dhe Panthis ,”Kjo mbrëmje është një rikthim tek fqinjët, miqtë poetë, por kryesisht një njohje e veprës poetike të Dashamir Malos dhe një tjetër gjest për të forcuar shkëmbimet kulturore mes dy qyteteve me një histori të gjatë komunikimi të shumëanshëm.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe shkrimtari Vangelis Zafeiratis, të cilin Korfuzi e nderoi për gjithë aktivitetin e tij në Shoqërinë e Lexuese të Korfuzit në vitin 2018 si dhe botimet krijuese dhe përkthimet në shqip dhe gjuhën e tij amtare greke.

Gjatë këtij eventi kulturor poetik pjesëmarrësit kanë frekuentuar edhe edhe ekspozimin e fotove artistike realizuar Dashamir Malo, i cili dallohet edhe si fotograf amator.

Poezitë e autorëve të ftuar u interpretuan nga aktorja Natalia Kapodistria, ndërkohë që krijimet letrare janë shoqëruar nga pjesë për piano luajtur nga muzikanti Petros Kosmas.

Dy të ftuarit tanë janë ndër personat dhe pjestarë të Klubit të Krijuesve Jonianë, që prej shumë vitesh organizojnë takimin poetik ndërkombëtar të shtatorit në qytetin fqinj, ku çdo vit janë të ftuar edhe poetë nga Korfuzi.