Paketa e zgjeruar ekonomike, Rama: Paratë do shkojnë drejtpërdrejtë tek punonjësit. Do shpërblejmë edhe ata që kanë punuar në te zezë, denonconi pronarët

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se ndihma që do të jepet nga paketa e dytë ekonomike, 400 mijë lekë, do ta marrin drejtpërdrejtë punonjësit dhe nuk do të kalojnë as nga kompania dhe as nga pronari.

Me një komunikim në facebook, Rama tha se punonjësit janë zgjedhur bazuar tek listë-pagesat e paraqitura nga kompanitë deri më datën 10 dhe se për të marrë shpërblimin do të mjaftojë një konfirmim kur të hapet faqja përkatëse në Drejtorinë e Tatimeve.

Gjithashtu Rama tha se qeveria ka menduar edhe shpërblimin për të gjithë ata punonjës që kanë punuar në të zezë, pra që punëdhënësit nuk i kanë deklaruar. Por kjo do të përfitohet vetëm nëse ata do të kenë kurajën të denoncojnë kompaninë ku kanë punuar në të zezë.

Jemi në një shifër që prek drejtpërdrejtë dhe ndihmon më shumë se sa gjysmën e të punësuarve në sektorin privat. Kjo pagë 400 mijë duam të vijë drejtpërdrejtë tek punonjësit jo të kalojë tek pronari apo kompania. Punonjësit janë zgjedhur bazuar tek listë-agesat e paraqitura nga kompanitë deri më datën 10. 

Të gjithë ata që figurojnë të larguar të papaguar, javë pas jave, në këto lista, janë të identifikuar dhe do të duhet vetëm që në momentin që do të hapet faqja përkatëse në adresën onlien të Drejtorisë së Tatimeve, thjeshtë të konfirmosh. tatimet e disponojnë emrin tënd, të duhet vetëm të konfirmosh, pa asnjë procedurë verifikimi, siç ndodh me paketën e parë.

Do t’u japim një shpërblim financiar dhe do marrim përsipër ta ndjekim punën deri në fund që pronari ti regjistrojë dhe do kërkojmë nga pronari të jenë në mbështetje të kësaj nisme, përndryshe do të duhet të përballet me ligjin.

Nuk mund ta bëj dot nëse këtu vetëm ankoheni isha në të zezë, po ne nuk jemi, ne ju duhemi për vota, asnjë shtet nuk e bën këtë se është e pabëshme, më thoni si e ndajmë ne atë që vjen dhe thotë të vërtetën dhe atë që gënjen. dhe të na dalin këtu sikur të gjithë janë rropatur në të zezë. ndërkohë që e vërteta është që një pjesë ka jetuar me lekët e prindërve duke pirë kafe”, tha Rama