Itali, ulet bilanci i viktimave në 24 orë

Në Itali, gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 420 viktima nga koronavirusi.

Dje, bilanci ishte 464 viktima.

Ndërkohë, rastet e reja janë 3021.

Numri i të shëruarve është rritur me 2922 persona më shumë se një ditë më parë e numri i përgjithshëm i tyre është 60,498.

Në repartet e terapisë intensive janë regjistruar 94 pacientë më pak  dhe numri i tyre ka zbritur në 2173.